Kate Hudson hap derën për rikthimin e “How to Lose a Guy in 10 Days”

Kate Hudson hap derën për rikthimin e “How to Lose a Guy in 10 Days”

Një prej komedive romantike më të dashura të viteve 2000 mund të rikthehet në ekran. “How to Lose a Guy in 10 Days” është në fazat e para të zhvillimit të një vazhdimi, më shumë se dy dekada pas premierës së filmit origjinal. Kate Hudson, e cila luajti gazetaren Andie Anderson në filmin e vitit 2003, pritet të jetë pjesë e projektit edhe në rolin e producente. Sipas raportimeve të mediave amerikane, bisedimet janë ende në një fazë shumë të hershme, ndërsa ekziston mundësia që Hudson dhe Matthew McConaughey të rikthehen në rolet e tyre si Andie dhe Benjamin Barry. Filmi i parë tregonte historinë e dy personazheve që hyjnë në një marrëdhënie për arsye krejtësisht të ndryshme. Andie, një gazetare reviste, vendos të shkruajë...