Tingujt e rinj të Ballkanit në të dyja anët e Mitrovicës

Tingujt e rinj të Ballkanit në të dyja anët e Mitrovicës

Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor solli muzikën në të dyja anët e Mitrovicës, me dy koncerte të mbajtura të dielën në Mitrovicën e Jugut dhe Mitrovicën e Veriut. Koncertet u zhvilluan në kuadër të programit “Music of Today” dhe turneut veror 2026, duke mbledhur në një formacion të përbashkët muzikantë të rinj profesionistë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. E themeluar në vitin 2019, orkestra ka ndërtuar aktivitetin e saj mbi bashkëpunimin e artistëve të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Mitrovicë, ky bashkëpunim u shtri edhe përtej skenës, pasi të njëjtët muzikantë performuan në të dyja pjesët e qytetit. Dirigjenti dhe drejtori artistik i orkestrës, Desar Sulejmani, tha se përmes muzikës synohet të përcillet një...