Luan Bajraktari prezanton ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci
Artisti kosovar Luan Bajraktari po prezanton ekspozitën e tij personale “Beneath the Tongue, a Pebble” në Galerinë Rigo të Muzeut Lapidarium në Novigrad të Kroacisë. Ekspozita, e kuruar nga Jerica Ziherl, është hapur më 7 gusht dhe do të qëndrojë e hapur deri më 3 shtator 2026. Ekspozita paraqet një cikël të ri veprash që lidh qëndrueshmërinë e metalit me brishtësinë e kujtesës. Në qendër të saj janë gurët e vegjël të mbledhur përgjatë bregdetit të Adriatikut, të cilët Bajraktari i rikthen në formën e skulpturave prej bronzi. Përmes këtij transformimi, artisti i rikthehet viteve të fëmijërisë së kaluar në brigjet e Istrias. Gurët ruajnë formën e tyre fillestare, ashtu siç janë gjetur dhe mbledhur dikur në bregdet, por shndërrimi i tyre nga gurë të...
Burimi:
kultplus.com