Muçollari për ‘V-Platform’: ‘Arma dixhitale’ e PD për të përmbysur zgjedhjet e ardhshme
I ftuar në një intervistën e ditës në Syri TV, Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, foli mbi V-Platform, projektin e ri dixhital të Partisë Demokratike, i cili synon të transformojë mënyrën e organizimit dhe komunikimit të opozitës me qytetarët.Muçollari u shpreh se platforma, e mbështetur te inteligjenca artificiale dhe sistemi i matjes së performancës, do të vendosë meritokracinë në qendër të funksionimit të partisë, duke monitoruar objektivat dhe rezultatet e çdo drejtuesi, ndërsa do t'i japë mundësi qytetarëve dhe anëtarëve të kontribuojnë drejtpërdrejt me idetë dhe shqetësimet e tyre.Ai theksoi se, V-Platform është pjesë e vizionit për ta kthyer Partinë Demokratike në një forcë moderne, të bazuar te të dhënat, e aftë të reagojë shpejt ndaj problematikave dhe të përgatitet për sfidat e...
Burimi:
syri.net