Përflitet për një transferim te Reali i Madridit, Rodri e lë derën e hapur: Është normale të dalin zëra të tillë
Kontrata e Rodrit me Mançester Sitin është drejt skadimit dhe mesfushori spanjoll është një emër i pëlqyer në tregun e transferimeve. Së fundmi, në media kanë qarkulluar lajme se ai mund të transferohet te Reali i Madridit këtë verë. Lojtari i Sitit, i është përgjigjur mediave për këtë çështje nga grumbullimi i Kombëtares së Spanjës. Rodri nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit në Madrid, teksa ka thënë se mbetet pë t’u parë se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të Kupës së Botës. “Është normale që të dalin zëra. Përqendrimi im tani është te Kupa e Botës. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, ka deklaruar Rodri./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com