Valon Lluka thyen heshtjen për aeroportin e Vlorës, publikon mesazhet private me Behgjet Pacollin
Valon Lluka, ish-administratori i shoqërisë koncesionare të Vlora International Airport, ka reaguar për herë të parë në lidhje me çështjen e aksioneve të këtij aeroporti, teksa ka publikuar mesazhe private me biznesmenin Behgjet Pacolli. Në një postim në Facebook, Lluka shkruan se, pas akuzave publike ndaj tij, ka vendosur të flasë me fakte, duke publikuar disa dokumente që lidhen me kalimin e pronësisë së një pjese të aksioneve nga Pacolli te Ademi. Në dokumentet e publikuara, ai pretendon se ka marrë konfirmimin e Pacollit për kalimin e aksioneve. Lluka ka publikuar edhe email-et nga administrata e kompanisë Mabco në Zvicër, të cilat, sipas tij, kanë diktuar çdo hap të shitjes së aksioneve nga Pacolli te ortaku i tij, Ademi. Ndërsa u përgjigjet akuzave të Pacollit...
Burimi:
javanews.al