Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Egnatia ka shkruar historinë! Rrogozhinasit kanë përmbysur në mënyrë spektakolare Shamrock Rovers me rezultatin 5-1, duke siguruar për herë të parë në historinë e klubit një vend në fazën e ligës të një kompeticioni europian. Pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë, skuadra e Nevil Dedes realizoi një përmbysje të jashtëzakonshme në Rrogozhinë, duke fituar 6-4 në total dhe duke kaluar në play-off-in e Europa League. Adjesa ishte protagonist i madh me dy gola, në minutat 4’ dhe 38’, ndërsa Albanese realizoi në 11’ dhe 58’. Golin tjetër e shënoi Gruda në minutën e 20-të. Edhe pse ekipi i Nevil Dedes mbeti me 10 lojtarë pas përjashtimit të Ndrecës në fundin e pjesës së parë, rrogozhinasit nuk u dorëzuan dhe vijuan dominimin edhe në pjesën...