Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Tre ditë pas tërmetit me magnitudë 7.4 që goditi rajonin perëndimor të Kolumbisë, pasojat vijojnë të jenë të rënda. Të paktën 265 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Në qytetin Pereira, urbanisti dhe ish-profesori Jahir Rodríguez u vu menjëherë në ndihmë të banorëve. Ai e njeh mirë situatën, pasi ka qenë pjesë e përpjekjeve të emergjencës edhe pas tërmetit shkatërrues të vitit 1999 në Armenia (qytet i Kolumbisë), ku humbën jetën rreth 1 200 persona. “Ndjen një lloj pafuqie”, rrëfen Rodríguez për CBS News, duke kujtuar momentin kur pa xhamat të thyheshin dhe ujin të depërtonte nëpër muret e çara të ndërtesave. Për të, një nga mësimet më të rëndësishme erdhi nga ekipet japoneze të shpëtimit që ndihmuan pas...