Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe
Huatë me afat mbi 5 vjet po zënë pjesën më të madhe të portofolit të huave në Shqipëri. Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2026, ato përbënin rreth 65.7% të totalit, ndërsa huatë afatshkurtra shënuan rënie krahasuar me një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku total i huave arriti në 976.5 miliardë lekë, nga 878.8 miliardë lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, me një rritje vjetore prej 11.1%. Rritja më e fortë u regjistrua te huatë afatgjata, mbi 5 vjet. Stoku i tyre u rrit nga rreth 552.3 miliardë në 641.7 miliardë lekë, ose me 16.2% brenda një viti. Kjo do të thotë se afro dy në çdo tre lekë të stokut të huave i përkasin tashmë kësaj kategorie....
Burimi:
javanews.al