75 ditë kundër qeverisë, mbyllet protesta e sotme/ Nesër edhe Diaspora në shesh
Është mbyllur mbrëmjen e kësaj të enjte protesta e 75-të radhazi në Tiranë, pas disa orësh tubimi dhe marshimi në rrugët e kryeqytetit. Tubimi nisi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit shprehën kundërshtimin ndaj qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve, qytetarët vijuan marshimin në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke shoqëruar protestën me thirrje kundër qeverisë. Në përfundim të marshimit, protestuesit u shpërndanë pa incidente, duke shënuar mbylljen e ditës së 75-të të protestave. Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe në ditët në vijim, teksa nesër do të bashkohet edhe Diaspora.
Burimi:
gijotina.com