‘Zvërneci’/ Rama: Për herë të parë në 35 vite, mediat greke janë me ‘shqiponjat’
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për investimin në Zvërnec të Vlorës pas një deklarate të kryetarit të Diasporës në Greqi, Edmond Guri. Rama ka publikuar video-deklaratën e Gurit, ku shprehet se reagimet nga Greqia vijnë në një moment kur Shqipëria po synon majën e turizmit, me një projekt marramendës, që sipas tij nuk e ka asnjë vend. Kreu i qeverisë thekson se kjo është edhe hera e parë në 35 vjet që në mediat greke dhe faqet me miliona ndjekës në Greqi, shfaqen shqiponjat për të shpëtuar atdheun tonë nga projekti që do të sjellë përfitime ekonomike. Edi Rama: “35 VJET S’E KAM PARË KURRË KËTË MOBILIZIM” Eh vëllai im, po normal, sepse për herë të parë në 35 vite Shqipëria po synon Olimpin e turizmit me një...
Burimi:
zeri.ai