E kishte fshehur në atlete/ Tentoi të fuste një thikë në IEVP Jordan Misja, arrestohet 61-vjeçari në Tiranë

E kishte fshehur në atlete/ Tentoi të fuste një thikë në IEVP Jordan Misja, arrestohet 61-vjeçari në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se këtë të hënë është vënë në pranga një person pasi tentoi të fuste një thikë në ambientet e IEVP Jordan Misja në Tiranë. Thika u gjet e fshehur në atleten e 61-vjeçarit gjatë kontrollit fizik. Ai akuzohet për veprat penale “Futje e sendeve te ndaluara ne IEVP” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Sot në datë 01.06.2026, në orën 13:30, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit H.A, i datëlindjes 27.04.1965, lindur dhe banues në Tiranë, për veprat penale “Futje e sendeve te ndaluara ne IEVP” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja...