Nis seanca plenare në Kuvend, ja çfarë pritet të diskutohet

Nis seanca plenare në Kuvend, ja çfarë pritet të diskutohet

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të hënë, 1 qershor, në seancë plenare. Kjo seancë parashikohet të mos jetë e gjatë, e cila nuk do të zgjasë më shumë se katër orë. Në rendin e ditës parashikohet që të ketë vetëm çështjet e evidentuara nga zgjedhësit. Një seancë e cila vjen pas javës së gjelbër, ku deputetët janë shpërndarë në zonat e tyre elektorale dhe kanë dëgjuar problematikat e qytetarëve, të cilat do i sjellin në foltoren e Kuvendit. Në rendin e ditës së kësaj seance janë parashikuar edhe tre projekt-vendime, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me përbërjen e komisioneve parlamentare, një procedurë e cila vjen fill pas miratimit të Rregullores së re të Kuvendit, me konsensus nga ana e mazhorancës dhe e opozitës....