CENTCOM:  Dy raketat iraniane të cilat shënjestruan forcat USA në Kuvajt, u interceptuan

CENTCOM: Dy raketat iraniane të cilat shënjestruan forcat USA në Kuvajt, u interceptuan

SHBA ka thënë se ka goditur objekte ushtarake iraniane gjatë fundjavës, ndërsa Teherani tha se është përgjigjur duke synuar një bazë amerikane, duke shënuar përshkallëzimin e tretë brenda një jave rreth Ngushticës së Hormuzit. Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se ka kryer “sulme vetëmbrojtëse” në përgjigje të “veprimeve agresive iraniane”, të cilat përfshinin rrëzimin e një droni amerikan mbi ujëra ndërkombëtare. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha se kishte shënjestruar një bazë ajrore të përdorur nga forcat amerikane si përgjigje për një sulm ndaj Iranit. Centcom tha se dy raketa balistike iraniane që synonin forcat amerikane në Kuvajt u interceptuan dhe “asnjë personel amerikan nuk u lëndua”. Kuvajti më herët tha se forcat e tij kishin përballuar raketa dhe dronë “armiqësorë”....