Debati për terapinë e transgjinorëve, Mitropoliti i Korçës: Prindërit të mbrojnë fëmijët dhe vlerat familjare
Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi, u bëri thirrje prindërve që të tregojnë kujdes të veçantë për edukimin dhe formimin e fëmijëve të tyre, duke theksuar se familja mbetet institucioni më i rëndësishëm në transmetimin e besimit, traditës dhe vlerave morale. Sipas tij, prindërit janë ata që mbajnë rrënjët, besimin dhe shembullin e brezave të mëparshëm, ndaj askush nuk mund të kujdeset për fëmijët me të njëjtën përkushtim si familja. Ai shprehu shqetësimin se shkolla dhe institucionet e tjera nuk janë gjithmonë në përputhje me vlerat që familjet dëshirojnë t’u transmetojnë fëmijëve të tyre. Mitropoliti nënvizoi se prindërit kanë barrën dhe përgjegjësinë për t’i rritur fëmijët jo vetëm të shëndetshëm fizikisht, por edhe të formuar shpirtërisht, me karakter, urtësi dhe ndjenja të forta morale. Ai theksoi...
Burimi:
sot.com.al