‘Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes’, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres serbe Snezhana Paunoviç. Gërvalla ndër të tjera thekson se Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes dhe thirrjes e nxitjes për përçarje. Ndër të tjera ajo shton se ka kërkuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë më tej me aktakuzë dhe kërkesë për dënimin e ministres serbe nga Gjykata kompetente. “Sot kam deponuar Kallëzimin Penal ndaj Snezhana Paunoviq. Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes, thirrjes e nxitjes për përçarje dhe mosdurimit. Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e...
Burimi:
syri.net