Deklarata për Kosovën, Komisionerja Kos: E pakuptueshme që Paunoviç ende mban postin e ministres në Serbi
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos shprehet e befasuar me faktin se Snezana Paunoviç vazhdon të mbajë funksionin e ministres në Qeverinë e Serbisë edhe pas deklaratave të saj lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. “Ishte shokuese të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Ishte vërtetë tronditëse të dëgjohej një deklaratë e tillë. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, ka thënë Kos. Deklarata e ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, se do ta spastronte etnikisht Kosovën nëse do të ishte në krye të shtetit në vitin 1998, nxiti reagime të shumta në institucionet vendore dhe ato...
Burimi:
kohajone.com