Ishte pezulluar nga Rektori/ Gjykata Administrative kthen në detyrë Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha

Ishte pezulluar nga Rektori/ Gjykata Administrative kthen në detyrë Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, duke shfuqizuar vendimin për pezullimin e saj nga detyra. Dorina Hoxha ishte pezulluar në muajin maj me urdhër të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha. Vendimi kishte ngjallur debat, pasi erdhi në një kohë kur dekania kishte shprehur interes për të kandiduar për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Më 22 maj të këtij viti, Rektori pezulloi nga detyra Dekanen Hoxha me argumentin se kjo e fundit ka shprehur interesin për të kandiduar si anëtare Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e pedagogëve, dhe duke qenë se Fakulteti i Drejtësisë ka kompetenca në përzgjedhjen e kandidaturave ajo ndodhej në konflikt interesi. Me vendimin e Gjykatës Administrative, pezullimi është...