Karakaçi në Kuvend : Deri në fund të 2027-ës, linja Tiranë-Durrës-Rinas do të funksionojë me trena elektrikë
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, foli në Kuvend për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim, e cila sipas tij do të financojë elektrifikimin e plotë të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe stacionit të Rinasit. Ministri theksoi se ky financim do të mundësojë ndërtimin e një infrastrukture moderne sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Më tej, z. Karakaçi nënvizoi se kjo do të sjellë për herë të parë në Shqipëri një shërbim hekurudhor tërësisht me trena elektrikë. Sipas Karakaçit, punimet civile në këtë segment kanë përfunduar, sistemet e sinjalizimit janë drejt finalizimit, ndërsa me këtë marrëveshje nis zyrtarisht faza e elektrifikimit, me objektivin që linja të jetë plotësisht funksionale për qytetarët deri në fund të vitit 2027. Ministri i Energjisë...
Burimi:
vizionplus.tv