Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, lihet në fuqi masa e pezullimit nga detyra

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, lihet në fuqi masa e pezullimit nga detyra

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku për ndryshimin e masës së pezullimit nga detyra të caktuar nga Gjykata e Posaçme dhe më pas e lënë në fuqi edhe nga Apeli, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene. Ndaj saj u la në fuqi po ashtu edhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Për shkak se nuk ushtron më funksione shtetërore, masa e pezullimit ka humbur fuqinë, thuhet në rekursin e dorëzuar prej saj. Megjithatë kolegji i gjykatës së lartë nuk e ndryshoi masën pas këtij argumenti. Balluku është vënë në hetim për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera. /vizionplus.tv