‘Dosjet janë aty, pse nuk hetohen’/ Hoxhaj: ‘PLUG’ ka denoncuar me dokumente afera milionëshe, SPAK hesht
Gazetari dhe autori i emisionit investigativ “Plug”, Julian Hoxhaj, deklaroi në një intervistë për SYRI TV se SPAK disponon prova për të hetuar zyrtarë të lartë, por sipas tij mungon vullneti për të ndërmarrë veprime. Hoxhaj tha se emisioni “Plug” ka publikuar dokumente dhe fakte për një sërë aferash të dyshuara korruptive, por asnjë prokuror apo agjent i BKH-së nuk ka kërkuar materialet e siguruara nga redaksia. Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme ka të gjitha mjetet për të kryer hetime të plota, por shprehu bindjen se institucioni nuk po vepron ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë, pavarësisht provave që, janë bërë publike. Hoxhaj: Paranteza që ju bëni në fakt është e vërtetë, sepse të paktën rrethanat dhe deritanishme, zhvillimet e deritanishme kanë treguar atë që...
Burimi:
syri.net