Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut! SPAK e akuzon për korrupsion dhe pastrim parash

Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut! SPAK e akuzon për korrupsion dhe pastrim parash

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra i Belinda Ballukut. Masa ka qenë “pezullim nga ushtrimi i funksioneve”. Ankimimi ishte bërë nga avokatët e ish-zv/kryeministres Balluku, e cila e cilësonte të paligjshëm masën e vendosur nga GJKKO me kërkesë të SPAK që nga fillimi i këtij viti. Balluku është nën akuzë nga SPAK për tunelin e Llogarasë, 11 procedura të tjera tenderuese dhe së fundmi për pastrimin e parave e fshehje pasurie në lidhje me një vilë në Dhërmi, që dyshohet se është në pronësi të saj, por e fshehur në emra të tjerë. Me këtë vendim, Gjykata e Lartë nuk ndryshon vendimet e mëparshme të gjykatave të Posaçme, të shkallës së pare dhe Apelit, që do të thotë se...