Irani i vendos kushte të reja SHBA-ve! Goditet anija e Emirateve në Hormuz

Irani i vendos kushte të reja SHBA-ve! Goditet anija e Emirateve në Hormuz

Irani ka vendosur kushte të reja dhe të ashpra për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa tensionet janë përshkallëzuar sërish në rajon. Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare në Teheran deklaroi se Ngushtica nuk do të hapet, derisa Shtetet e Bashkuara të korrigjojnë sjelljen e tyre. Republika Islamike kërkon që SHBA-të të ndalojnë përfundimisht luftën, të heqë bllokadën detare, të tërheqë forcat ushtarake nga rajoni, të kompensojë dëmet e luftës, të heqë sanksionet dhe të lirojë asetet e ngrira iraniane. Ministri i Jashtëm Iranian Abbas Araghchi tha se negociatat për lundrimin në Hormuz janë pranë një marrëveshjeje, veçanërisht për përcaktimin e një korridori tranziti. Por theksoi se rihapja e plotë varet nga zgjidhja e çështjeve të tjera. Omani, që po ndërmjetëson bisedimet, tha se negociatat po...