Hetimet për Ballukun/ SPAK kontrolle në kompaninë “Alelier 4”, sekuestrohet projekti i vilës luksoze
Në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK ka ushtruar kontroll në kompaninë “Atelier 4”, në pronësi të vëllezërve Alban dhe Andi Eftimi. Gjatë kontrollit është sekuestruar projekti i arredimit që lidhet me një vilë luksoze në një prej zonave më ekskluzive të jugut të vendit. Bëhet fjalë për një pasuri që dyshohet nga hetuesit se mund të jetë e lidhur me Ballukun dhe që është vënë nën hetim si pasuri e fshehur. Prokurorët e posaçëm po analizojnë materialet e sekuestruara gjatë kontrollit, duke i krahasuar ato me provat dhe të dhënat e tjera të administruara përgjatë hetimit. Ish-numri dy i qeverisë Rama është e pandehur në çështjen që lidhet me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Jashtme...
Burimi:
gijotina.com