Serbia do të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit!

Serbia do të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërcënon Kosovën duke paralajmëruar një lëvizje tepër ekstreme. Sipas asaj që raportojnë mediat në Beograd, ai paralajmëron ndryshimin e rrjedhës së ujit të Ibrit, siç thuhet, në kundërpërgjigje të atyre që i quan “veprime të autoriteteve të Kosovës kundër serbëve. “Duhet t’ju njoftoj, ne kemi ftuar tashmë ekspertë që merren me këtë, domethënë sektorin e ndërtimit, inxhinierët, të gjithë të tjerët… Ata po e keqtrajtojnë kaq shumë popullin tone. Le të shohim, çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen pas këtij veprimi?”, tha presidenti serb. Vuçiç nuk dha detaje të mëtejshme, as nëse është e sigurt se ndryshimi i rrjedhës së ujit të Ibrit do të ndodhë. Diga e lumit Ibër krijoi liqenin e Ujmanit, nga i cili...