Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën hetim dhe 19 motomjete elektrike të sekuestruara
Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj drejtuesve të motomjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe goditjen e shkeljeve që cenojnë sigurinë në rrugë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në dy ditët e fundit, efektivët kanë konstatuar 19 shtetas që drejtonin motomjete elektrike pa lejen përkatëse të drejtimit. Për të gjithë këta persona ka nisur procedimi penal për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa motomjetet janë sekuestruar. Në total, Policia Rrugore ka vendosur 530 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit. Shkeljet e konstatuara janë: 371 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;76 masa për qarkullim në korsitë e dedikuara për biçikleta dhe në hapësirat e këmbësorëve;28 masa për kryerjen e manovrave të rrezikshme dhe mosrregullimin e shpejtësisë në...
Burimi:
javanews.al