Skandal mjedisor në Gjirin e Lalëzit/ Bashkia derdh ujërat e zeza në zonën elitare të Adriatikut

Skandal mjedisor në Gjirin e Lalëzit/ Bashkia derdh ujërat e zeza në zonën elitare të Adriatikut

Në kulmin e sezonit turistik, Bashkia e Durrësit përfshihet në një tjetër skandal të rëndë mjedisor. Në zonën e Gjirit të Lalzit, bashkia si ‘zgjidhje’ për ujërat e zeza ka zgjedhur derdhjen e tyre në plazh. Në vendin më elitar të Adriatikut, ujërat e zeza derdhen në det, duke shkaktuar një ndotje të rëndë mjedisore, jo vetëm për vetë speciet që jetojnë në ujë, por edhe për pushuesit që kanë zgjedhur këtë vijë bregdetare për të kaluar pushimet në këto temperatura përvëluese. Ndotja e ujit duket shum qartë, ndërsa Bashkia e Durrësit jo vetëm që nuk ka ndërmarrë asnjë masë, po vijon e qetë të shkelë ligjin dhe të dëmtojë rëndë vijën bregdetare.