Hyjnë në fuqi rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, detyrim pajisja me targa! Paralajmërohen gjoba deri në 400 euro

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, detyrim pajisja me targa! Paralajmërohen gjoba deri në 400 euro

Nga dita e sotme, e shtunë 16 maj, të gjitha monopatinat elektrikë që qarkullojnë në rrugët e Italisë do të duhet të pajisen me një targa identifikuese. Masa e re vjen pas një dekreti të Ministrisë së Infrastrukturës, të publikuar në Fletoren Zyrtare në muajin mars. Sipas rregullave të reja, çdo monopatin elektrike do të ketë një shenjë identifikuese ngjitëse, të plastifikuar dhe të pandashme, e cila prodhohet nga Instituti Poligrafik dhe Monedhave të Shtetit. Qëllimi i këtij vendimi është rritja e sigurisë, parandalimi i vjedhjeve dhe përdorimeve të paligjshme, si dhe vendosja e një sistemi unik identifikimi për çdo mjet, shkruajnë mediat italiane. Dekreti parashikon gjithashtu krijimin e një platforme kombëtare online, e cila do të menaxhohet nga Qendra e Përpunimit të të Dhënave...