“Engjëlli i Vdekjes” i Aushvic/Zvicra do të hapë dosjet sekrete për nazistin Mengele
Shërbimi Federal i Inteligjencës Zvicerane ka njoftuar se do të hapë pas dekadash sekreti dosjet e vulosura që lidhen me kriminelin nazist të luftës Josef Mengele, i njohur si “Engjëlli i Vdekjes” i Aushvic. Megjithatë, autoritetet nuk kanë përcaktuar ende një datë për publikimin e plotë të dokumenteve. Vendimi është përshëndetur nga historianë dhe studiues, të cilët prej vitesh kërkojnë qasje në këto arkiva për të hedhur dritë mbi lëvizjet dhe aktivitetin e mundshëm të Mengeles pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan BBC. Mengele ishte mjek në njësinë naziste Waffen-SS dhe shërbeu në kampin e shfarosjes së Auschwitzit, ku ishte përgjegjës për përzgjedhjen e të burgosurve që dërgoheshin në dhomat e gazit dhe për eksperimente mjekësore mbi të burgosurit, kryesisht fëmijë dhe binjakë. Rreth 1.1...
Burimi:
opinion.al