Largohet apo jo nga Manchester City, Guardiola i befason të gjithë…
Pep Guardiola është në pankinën e Manchester City prej 1 dekade dhe një gjë e tillë për çdo trajner tjetër do të ishte shumë e lodhshme, ezauruese. Për këtë arsye dhe duke parë sukseset e arritura nga Citizens që nga 2016 kur katalanasi mori drejtimin e skuadrës, ishin të shumtë ata që menduan se ky sezon ishte i fundit për 55 vjeçarin edhe pse ai ka edhe 1 vit kontratë me klubin anglez. Por pavarësisht kësaj, vetë Guardiola la të kuptohet se do të qëndrojë në Etihad Stadium sezonin e ardhshëm Në konferencën përpara finales së FA Cup ndaj Chelsea, Guardiola e përkufizoi etapën e tij te Manchester City si shumë argëtuese dhe se kjo finale mund të mos jetë ndeshja e tij e fundit...
Burimi:
top-channel.tv