Zyrtare/ Liverpool me trajner të ri, “Reds”-at konfirmojnë teknikun spanjoll si zëvendësues të Arne Slot
Liverpool ka zyrtarizuar emërimin e Andoni Iraola si trajnerin e ri të skuadrës. Tekniku 43-vjeçar zëvendëson Arne Slot në stolin e “The Reds”, duke firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin nga Anfield. Iraola transferohet në Merseyside pas tre sezonesh të suksesshme në drejtimin e Bournemouth. Trajneri spanjoll e mbylli aventurën e tij në bregdetin jugor duke udhëhequr Bournemouth drejt vendit të gjashtë në kampionat, renditja më e mirë në historinë e klubit në elitën e futbollit anglez, që i siguroi gjithashtu pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të UEFA Europa League. Emri i Iraolës u bë menjëherë favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Liverpoolit pasi klubi vendosi të shkarkonte Arne Slot pas një sezoni zhgënjyes. Para se të pranonte ofertën e Liverpoolit, përfaqësuesit e trajnerit...
Burimi:
top-channel.tv