60 vite traditë dhe kulturë/ Ansambli ‘Çiftelia’ feston jubileun në Lezhë
Në Lezhë u mbajt ceremonia festive me rastin e 60-vjetorit të Ansamblit “Çiftelia”, një prej emrave më të njohur të muzikës dhe traditës popullore shqiptare. Aktiviteti mblodhi artistë, dashamirës të kulturës dhe qytetarë të shumtë, të cilët ndoqën një program artistik me këngë dhe interpretime tradicionale që sollën emocione dhe nostalgji për publikun. Qëllimi i këtij ansambli është ruajtja dhe përcjellja e vlerave të muzikës dhe traditës popullore ndër breza, në mënyrë që kultura shqiptare të vijojë të mbetet gjallë dhe të kultivohet edhe nga të rinjtë. Prej gjashtë dekadash, Ansambli “Çiftelia” vijon të mbetet një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të folklorit dhe muzikës tradicionale në Lezhë, duke ruajtur dhe përcjellë ndër breza vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare. Përmes këngëve, valleve dhe interpretimeve...
Burimi:
syri.net