Ekspozita “Identitete në tranzicion”, punimet e Ermal Mbrakullit reflektojnë periudhën e tranzicionit
Është çelur në Galerinë e Arteve “Eduart Lear”, ne Berat, ekspozita e piktorit Ermal Mbrakulli. Nën titullin “Identitete në tranzicion”, kjo ekspozitë vjen si e para personale për artistin, pas pjesëmarrjes së tij në një sërë ekspozitash të përbashkëta me piktorë të tjerë. Artisti beratas sjell për publikun reflektime mbi rrugëtimin e shoqërisë shqiptare në tranzicion. E ndërtuar si një hartë kujtese, ekspozita paraqet përballjen e vendit tonë me ndryshimet shoqërore pas rrëzimit të sistemit komunist dhe hyrjes në një realitet demokratik ende të papërfunduar. “Kjo ekspozitë lindi si një reflektim mbi tranzicionin e tejzgjatur që po kalon Shqipëria, si edhe mbi ngjarjet historike që kemi kaluar, ku më e rëndësishmja është kalimi nga regjimi komunist në demokraci”, thotë artisti. Ekspozita “Identitete në tranzicion” përban...
Burimi:
vizionplus.tv