Jorida Tabaku: Qytetarëve u duhen 18.6 vite për të blerë një apartament në Tiranë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se çmimet e apartamenteve janë bërë të papërballueshme për familjet shqiptare, duke deklaruar se sot një qytetari shqiptar i duhen mesatarisht 18.6 vite punë për të blerë një apartament në kryeqytet. Në një reagim publik, Tabaku ka deklaruar se çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me 41.6% nga viti në vit, një ritëm që ajo e cilësoi si më të lartin jo vetëm në rajon, por edhe krahasuar me shumë vende të Bashkimit Europian. “18.6 vite pa bërë asgjë tjetër, pa llogaritur jetesën, shpenzimet apo taksat që rriten çdo vit, vetëm për të kursyer dhe blerë një apartament. Kjo tregon se tregu është bërë i paarritshëm për qytetarët shqiptarë. Ndërtimi është kthyer në një sektor me...
Burimi:
kohajone.com