Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë, si të votoni këngën “Nân”

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë, si të votoni këngën “Nân”

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2026. Mes 25 shteteve konkurruese për trofeun e lakmuar, Shqipëria do të ngjitet në skenë e pesta në radhë. Përfaqësuesi ynë, Alis Kallaçi, me këngën e tij emocionuese “Nân”, pritet të dhurojë sërish një performancë vokale të fuqishme, ashtu siç shkëlqeu në gjysmëfinalen e dytë. Në orët e fundit, “Nân” renditet ndër këngët më të klikuara, duke rritur edhe më tej pritshmëritë për një rezultat të lartë. Gara e mbrëmjes do të hapet nga Danimarka, për të vijuar me Gjermaninë, Izraelin dhe Belgjikën, para se skena t’i besohet Shqipërisë. Si ta mbështesim Shqipërinë Për të kurorëzuar me...