(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit

(1903)/ Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas Kongresit shqiptar të Napolit

Nga Aurenc Bebja, Francë – 16 Maj 2026 “Il Popolo Romano” ka botuar, të dielën e 28 qershorit 1903, në faqen n°3, një shkrim asokohe rreth dëbimit të publicistit të njohur shqiptar Dervish Hima nga Roma, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Dëbimi i një gazetari të huaj. Dervish Hima, 35 vjeç, shtetas shqiptar, publicist, pasi mori pjesë në Kongresin e mbajtur nga bashkatdhetarët e tij në Napoli, erdhi në Romë, ku mbërriti me datë 14 të këtij muaji dhe mori dhomën nr. 19 në Hotelin “Genève” në rrugën “Via della Vite 29”. Ai kalonte shumë orë të ditës në kafenenë “Aragno”. Mbrëmjen e kaluar, pasi ministri i Brendshëm kishte urdhëruar dëbimin e...