Shoferi i dehur përplas këmbësorët, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur në Manhattan
Një aksident tragjik në Manhattan, Nju Jork, ka lënë dy të vdekur dhe tre të plagosur rëndë, pasi një shofer i dyshuar i dehur humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me këmbësorë në trotuar. Ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje në zonën e Morningside Heights, pranë Amsterdam Avenue dhe West 109th Street, kur një 61-vjeçar, duke drejtuar një Mercedes-Benz, doli nga rruga pasi goditi disa makina të parkuara. Sipas Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD), përplasja zinxhir filloi kur makina goditi fillimisht një automjet tjetër dhe më pas u devijua në trotuar, ku ndodheshin disa persona të ulur jashtë një berberhaneje. Dy burra, të moshës 35 dhe 46 vjeç, humbën jetën në vendngjarje. Njëri prej tyre ishte baba i trinjakëve dhe punonte në...
Burimi:
javanews.al