Mineralet e rralla, beteja e radhës
Duket çështje e laboratorëve të kimisë, por sot, “tokat e rralla” janë ngjitur në qendër të diplomacisë botërore. Nëse në shekullin e kaluar konflikte kishte vetëm për naftën, sot po përhapen gjithnjë e më shumë për këto minerale. Arsyetimi është i thjeshtë: pa to, jeta jonë moderne ndalon. Smartfonët tanë nuk do të ndizeshin. Makinat elektrike nuk do të lëviznin dhe sistemet më të avancuara të mbrojtjes do të ishin të papërdorshme. Vëmendja u rikthye fuqishëm me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan e ka bërë sigurimin e këtyre mineraleve prioritet kombëtar. Për Trump, kjo nuk është thjesht tregti, por mbijetesë ekonomike dhe çështje pavarësie kombëtare. Ai kërkon që Amerika të mos varet më nga rivali i saj i madh, Kina....
Burimi:
javanews.al