Dita e 50-të e rezistencës, nis grumbullimi e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Dita e 50-të e rezistencës, nis grumbullimi e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Rezistenca qytetare hyn sot në ditën e 50-të të saj, duke shënuar një nga protestat më të gjata të zhvilluara në 35 vitet e pluralizmit në Shqipëri. Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të përsëriten kërkesat e tyre ndaj qeverisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilën ata e konsiderojnë të panegociueshme. Për 50 net me radhë, mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke vijuar më pas me marshime në rrugët e Tiranës. Me thirrje si “Rama jep dorëheqjen” dhe “Nesër më shumë”, protestuesit deklarojnë se do të vijojnë mobilizimin e tyre edhe në ditët në vijim. Gjatë protestave janë dëgjuar...