“Mbështetja për fëmijët me aftësi të veçanta ishte bërë e pamjaftueshme”, Rama: E dyfishuam, shteti do të mbulojë sigurimet për kujdestarët
Kryeministri Edi Rama ka vizituar Qendrën Sociale “Jonathan” në Tiranë, ku ka folur për masat e reja të qeverisë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të veçanta, si dhe për mbështetjen ndaj kujdestarëve të tyre. Rama bëri të ditur se në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi Ndryshe 2026–2030, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, parashikohet dyfishimi i pagesës së mbështetjes ekonomike për fëmijët me aftësi të veçanta, si dhe zgjerimi i shërbimeve në komunitet, akses më i mirë në arsim, punësim dhe rehabilitim. Kryeministri tha se mbështetja e re do të prekë rreth 11 mijë fëmijë dhe të rinj, ndërsa theksoi se masat synojnë të lehtësojnë edhe barrën e familjarëve që kujdesen për ta. “Ajo që dëgjojmë dhe flasim...
Burimi:
vizionplus.tv