Akuza e fortë e Tucker Carlson: Shteti i thellë në SHBA po i kthen amerikanët kundër njëri-tjetrit
Gazetari konservator Tucker Carlson ka akuzuar establishmentin politik amerikan se po i kthen amerikanët kundër njëri-tjetrit, duke thënë se vendimet kryesore merren nga zyrtarë të pazgjedhur dhe sistemi nuk përfaqëson më votuesit e zakonshëm. Carlson tha se amerikanët “inkurajohen të urrejnë” bashkëqytetarët e tyre, ndërsa republikanët dhe demokratët janë përballë njëri-tjetrit. «E vërteta është se nuk janë dallimet midis nesh problemi, por konsensusi në krye», tha Carlson, duke akuzuar udhëheqësit e të dy partive për «bashkëpunim kundër popullit amerikan» dhe për veprim kundër interesave të mbështetësve të tyre. Carlson, i cili mbështeti Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, që atëherë është distancuar nga Partia Republikane për shkak të mosmarrëveshjeve mbi luftën e SHBA-së kundër Iranit dhe marrëdhënien e Uashingtonit me Izraelin. Në qershor,...
Burimi:
ntv.al