Vuçiç paralajmëron: Jemi në prag të një lufte shumë më të madhe
Jemi në fillim të një lufte shumë, shumë më të madhe.” Me këtë paralajmërim, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, foli për zhvillimet në Ukrainë gjatë episodit të fundit të podkastit MD MEETS, të drejtuar nga Mathias Döpfner, drejtor ekzekutiv i Axel Springer. Vuçiç tha se kishte shpresuar që deri tani të ishin ndërmarrë hapa konkretë për arritjen e paqes, por sipas tij kjo nuk ka ndodhur dhe një zgjidhje e afërt nuk duket në horizont. “Unë besoj se jemi në fillim të një lufte të madhe. Dhe kjo është arsyeja pse shpresoja se dikush tjetër do të kishte bërë diçka deri tani për të sjellë paqe. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë së shpejti, që do të thotë se jemi në prag...
Burimi:
ntv.al