Përplasje në Bashkinë e Tiranës, Anuela Ristani refuzon që i besuari i Veliajt të rikthehet në detyrë
Një konflikt i fortë institucional ka shpërthyer në Bashkinë e Tiranës mes kryetares së komanduar, Anuela Ristani, dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Alban Dokushi, i cili u rikthye në detyrë me vendim gjykate. Dokushi ishte shkarkuar nga posti pas arrestimit të Erion Veliajt, por më pas fitoi të drejtën në gjykatë për t’u rikthyer në funksionin e mëparshëm. Në zbatim të vendimit gjyqësor, Veliaj firmosi urdhrin për rikthimin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë. Megjithatë, Anuela Ristani nuk e zbatoi këtë urdhër. Në vend që ta rikthente në postin e mëparshëm, ajo e emëroi Dokushin në drejtimin e një drejtorie. Pas këtij veprimi, Alban Dokushi ka depozituar kallëzim penal ndaj Ristanit, duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe pengim të ekzekutimit të një vendimi...
Burimi:
gijotina.com