‘Interpelancat trajtohen me dy standarde’, Zhupa: Te ‘Territorialja’ drafti gati, plani i punës s’ka mbaruar!

‘Interpelancat trajtohen me dy standarde’, Zhupa: Te ‘Territorialja’ drafti gati, plani i punës s’ka mbaruar!

Interpelancat po trajtohen me dy standarde, tha Ina Zhupa nga podiumi i parlamentit. Sipas saj, ministrat njoftohen për interpelancat dhe ato përshtaten sipas axhendës së tyre, ndërsa kur deputetët mungojnë, përfshihen që më pas të quhen të realizuara. “Sa herë që ne vendosim interpelanca, stafi i Kuvendit kujdeset që të lajmërojë ministrat, të shikojë axhendën dhe nëse s’janë s’i vendos fare në rendin e ditës. Ka njëfare logjike, por kur deputetëve të opozitës iu vjen radha për interpelancën nuk pyesni janë apo nuk janë, por e vendosni në rendin e ditës për ta quajtur të ezauruar. Nuk ka kuptim që interpelanca që i mbani nga 2 muaj e fusni në të vetmen seancë që ne s’jemi këtu. I keni bërë deputetët me dy standarde, disa...