Protesta e 51 kundër Ramës/ Protestuesit thirrje para Kuvendit: Në datën 23 të jemi këtu! Parlament i krimit
Në ditën e 51 qytetarët nuk janë ndalur, por protestojnë kundër kastës së korruptuar politike. Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet “Edi Rama jep dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet. Ata shprehen të vendosur se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe se protesta do të vazhdojë deri në largimin e Ramës. Nuk kanë munguar edhe thirrjet kundër Parlamenti, ndërsa shprehen se është mbushur me deputetë analfabet , dhe politikanë që nuk i shërbejnë vendit. “Në datën 23 duhet të jemi këtu. Të mos mungojmë”, u shpreh aktivisti. “Jo më Zegjine”, “140 deputetë që të gjithë analfabet”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Parlament i krimit”, brohorasin protestuesit.
Burimi:
sot.com.al