Dënohet përjetë një nga krerët e Sinaloas, Rama priti në zyrë një tjetër anëtar të sanksionuar nga SHBA

Dënohet përjetë një nga krerët e Sinaloas, Rama priti në zyrë një tjetër anëtar të sanksionuar nga SHBA

Ismael "El Mayo" Zambada, bashkëthemeluesi i kartelit meksikan Sinaloa së bashku me Joaquín "El Chapo" Guzmán, është dënuar nga një gjykatë federale amerikane me burgim të përjetshëm, pa të drejtë apelimi. LEXO EDHE: Dënohet me ‘burgim të përjetshëm’ lideri i kartelit Sinaloa, ‘El Mayo’ Zambada Me këtë vendim mbyllet kapitulli i një prej figurave më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa rikthehen në vëmendje edhe lidhjet që kanë prodhuar debat në Shqipëri. Në shkurt të vitit 2025, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli kartelin Sinaloa organizatë terroriste, ndërsa disa muaj më vonë autoritetet amerikane goditën rrjetin e Luftar Hysës, i cili në tetor të vitit 2020 ishte pritur në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Në nëntor 2025, Zyra Amerikane për Kontrollin e Aseteve të...