Opozita dëbon Avokatin e Popullit, Bardhi: Është ushtar i Edi Ramës, po provokoni opozitën
Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione të forta dhe përplasje verbale mes përfaqësuesve të opozitës dhe Kryetarit të Kuvendit. Shkak për këtë është bërë pika e katërt e rendit të ditës, e cila parashikonte raportimin vjetor të veprimtarisë së Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, për vitin 2025. Teksa drejtuesi i seancës ftoi Shabanin të futej në sallë për të mbajtur fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, ka ndërhyrë ashpër për procedurë, duke e cilësuar praninë e tij si një provokim të hapur ndaj deputetëve opozitarë. Në fjalën e tij, Bardhi ngriti akuza të rënda, duke deklaruar se zgjedhja e Avokatit të Popullit është bërë përmes një falsifikimi të pastër parlamentar dhe në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Ai theksoi...
Burimi:
syri.net