Presidenti Begaj pret Këshillat Ndërfetarë të Europës: Diktatura shembi objektet e kultit, por nuk zhbëri besimin e shqiptarëve në Zot
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të hënë përfaqësues të Këshillave Ndërfetarë të Evropës, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të Forumit Evropian “Shared Sacred Flourishing”. Gjatë takimit, kreu i shtetit vlerësoi rëndësinë e forumit për forcimin e dialogut ndërfetar dhe promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare në Evropë. Begaj deklaroi se Shqipëria përbën një model të harmonisë, bashkëjetesës ndërfetare dhe mikpritjes, duke i cilësuar këto si pjesë të identitetit kombëtar. “Shqipëria përbën një model të harmonisë, bashkëjetesës ndërfetare si dhe mikpritjes. Këto vlera janë pjesë e identitetit tonë dhe uroj që, gjatë qëndrimit tuaj, t’i prekni nga afër”, u shpreh Presidenti gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë. Kreu i shtetit u ndal edhe te periudha e diktaturës komuniste,...
Burimi:
vizionplus.tv