Rrëmbyen dhe dhunuan të riun në Lezhë, arrestohen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës pasi dyshohet se kanë marrë me forcë një 28-vjeçar dhe e kanë dhunuar, për shkak të një konflikti lidhur me pagesën e qirasë për dy automjete. Në pranga kanë rënë dy vëllezër, shtetasit R. M., 28 vjeç dhe R. M., 22 vjeç, të cilët janë administratorë të subjektit ku ishin marrë automjetet me qira, si dhe kushëriri i tyre E. M., 22 vjeç. Sipas policisë, ngjarja u zbulua pas kallëzimit të një 70-vjeçari, i cili njoftoi Policinë se djali i tij 28-vjeçar ishte marrë me forcë dhe ishte transportuar nga disa persona me automjet. “Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 3 shtetasit, me vetëgjyqësi, kanë marrë me forcë, në automjet, 28-vjeçarin, në një karburant në fshatin Derven,...
Burimi:
gijotina.com