Saimir Korreshi bën debat dhe ironi me Peleshin: Rregullorja e Kuvendit si letër higjienike

Saimir Korreshi bën debat dhe ironi me Peleshin: Rregullorja e Kuvendit si letër higjienike

Seanca plenare e kësaj të hëne është shoqëruar me debate dhe ironi mes deputetit të Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Gjatë fjalës së tij, Korreshi kritikoi mënyrën e zhvillimit të seancës dhe hodhi akuza ndaj mazhorancës, duke përdorur edhe tone ironike për Rregulloren e Kuvendit. “Nëse e keni bërë për letër higjienike, ta bëni më të hollë se na gërric. S’jemi punonjësit tuaj, nëse jua kanë thënë, ju kanë gënjyer”, u shpreh deputeti demokrat. Korreshi akuzoi gjithashtu qeverinë se po dezinformon qytetarët në lidhje me fondet IPARD, duke deklaruar se “këto përralla me mbret” nuk qëndrojnë. Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i kërkoi deputetit të respektojë etikën parlamentare, duke iu përgjigjur: “Shokun kryetar shko takoje aty ku...